Sot, në fshatin Grnçarë të Prizrenti për të tretin vit me radhë mbahet “Festivali multietnik i kulturës dhe traditës”, i cili synon të përfshijë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Shoqata e Kulturës “Plejada” është organizatore e këtij festivali.
Ata kanë njoftuar se do të ketë më shumë se 100 interpretues nga e gjithë Kosova, por edhe nga rajoni, si: nga Shkupi, Shqipëria dhe Sanxhaku.
“Festivali multietnik i këngëve tradicionale” do të mbahet në fushën e sportit në shkollën e fshatit Grnçarë, duke filluar nga ora 17:00.