Organizata “UNITED Youth Task Force”, si rrjet i të rinjve që punojnë për ndërtimin e paqes dhe avansimin e të rinjve në Kosovë, do të filloj së shpejti një projekt 6-mujor mbi pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të të rinjve në proceset vendimmarrëse lokale, me titullin “YOUTH T.R.A.I.N “(Trust Rebuild Action for Inclusive). Radio KFOR-i ka zhvilluar një intervistë me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës ‘United Youth Task Force’, Fatlinda Daku, e cila solli informacione për këtë projekt multietnik: “Projekti do të përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve të liderëve të rinj drejt zhvillimit të mekanizmave përfshirës të rinisë shumë-etnike, me Këshillet Lokale të Veprimit Rinor dhe Këshillat Studentorë. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në 10 komuna të Kosovës. Ne jemi në kërkim të 10 të rinjve entuziastë nga komunitete të ndryshme, për t’u bërë koordinatorë lokal të këtyre komunave.”
Fatlinda tregoi gjithashtu se të rinjtë të cilët duan të jenë pjesë e këtij projekti, duhet të kenë përvoj të punës me shoqërinë civile ose me projekte rinore, mundësisht të lidhura me pjesëmarrjen e të rinjve në çështjet e komunitetit ku ata jetojnë, po ashtu njohuri të gjuhës angleze dhe të flasin rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe serbe.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një CV dhe letër motivuese në emailin ngo@uytf.org deri nesër 23.01.20. Ky projekt mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.