Organizata Joqeveritare “TOKA”, e cila ofron programe edukative inovative për tё rinj, me përkrahje të ‘Millennium Foundation Kosovo’, kanë ftuar vajzat e klasave të 10-ta dhe të 11-ta, të cilat jetojnë në zonat rurale që të aplikojnë për programin trajnues “T’i fuqizojmë vajzat”. Përgjatë 2.5 orëve të trajnimit, ato pas mësimit do të mësojnë edhe se si të shkruhet një CV, një Letër Motivuese, ta njohin më shumë veten, të zhvillojnë personalitetin përmes mendimit kritik, të zbulojnë talentin dhe prirjen për edukim të mëtutjeshëm, të mësojnë se si të sillen në intervistë pune dhe fare në fund ato ftohen që të mbajnë një muaj punë praktike në një institucion apo organizatë lokale. Afati i fundit për të aplikuar është sot (15 mars), në këtë adresë elektronike: http://www.toka-ks.org/Al/news/498/t-i-fuqizojme-vajzat-apliko-per-trajnim/