Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, me ç’rast organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit.
Në Udhëzuesin e përgjithshëm për mësimin që pritet të filloj në muajin shtator 2020, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe këta skenarë janë ndarë në tri kategori: ‘Në skenarin A është paraparë kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese’, ‘Në skenarin B është parapare kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi’ si dhe ‘Skenari në skenarin C është paraparë vetëm E-mësimi’.
Javën që vjen do të mbahet edhe një takim tjetër, ku pritet të merren vendime të përbashkëta në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, të cilat më pas do t’i paraqiten Qeverisë së Kosovës për miratim.