Qyteti i Prizrenit do të jetë nikoqir i festivaleve të njëpasnjëshme.
Në ‘Kino Lumbardhi’ më 4 gusht, gjatë festivalit ‘Dokufest’, pritet të mbahet edhe festivali tjetër ‘DOKU.TECH 2018’.
Ky edicion i teknologjisë do të jetë i pesti me radhë dhe do të sjellë bisedime, pyetje dhe përgjigje nga udhëheqësit e teknologjisë globale, panaire, aktivitete praktike, diskutime të paneleve dhe mundësi të mrekullueshme të rrjetëzimit me një turmë entuziaste të teknologjisë!
‘DOKU.TECH’ pritet të ofrojë një përzgjedhje të larmishme të njerëzve nga e gjithë bota, të cilët kanë aftësi për t’i parë gjërat ndryshe, për të parashikuar botë të reja dhe për të provuar atë vizion kundër realitetit, duku u mundësuar atyre të bëjnë ndryshime reale në kryqëzimet e teknologjisë dhe shoqërisë, kulturës, medias dhe ekonomisë.
Për të parë nga afër DOKU.TECH ju duhet të regjistroheni paraprakisht në faqet që i shihni më poshtë:
www.doku.tech;
Facebook: www.facebook.com/dokutech;
Twitter:www.twitter.com/dokutech;
Instagram: www.instagram.com/dokutech