‘Komuna e Prishtinës’ edhe këtë vit ka organizuar pritjen e vitit të ri në sheshet e Prishtinës. Aktivitetet do të fillojnë nga ora 13:00 në dy lokacione në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Skenderbeu’, për të vazhduar deri pas mesnatës së 1 janarit 2020. Të gjithë njerëzit që do të zgjedhin për të festuar vitin e ri do të kenë mundësi të argëtohen me muzikën e këngëtarëve: Alban Skenderaj, Buta, Dj Wise, Offchestra, Vala Mulliqi, Dj Yll Megi dhe artistë të tjerë.
‘PRiteNshesh’ është ngjarje kulturore, e cila tashmë 5 vite organizohet nga Komuna e Prishtinës çdo fundvit për të shënuar festat e fundvitit në atmosferë festive, shoqëruar edhe me aktivitete kulturore e sociale për qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë ata që e vizitojnë Prishtinën gjatë kësaj kohe.