‘Aleanca Franceze’ në Prishtinë për nder të ‘Festës Kombëtare’ të përvjetorit të Francës, nesër (11.07.19) ka organizuar një festë për të nderuar kulturën franceze që do të mbahet në lokalin ‘Annex Bar’ në Prishtinë, nga ora 19:30.
Të gjithë të interesuarit të cilët duan të jënë pjesë e kësaj feste, mund të bëhen pjesë e argëtimeve që janë paraparë të mbahen me një koncert special nga Gipsy Groove dhe vlen të përmendim se për 100 personat e parë, pijet do të jenë falas.