Festivali tradicional ‘PriFest’ që këtë vit do të filloj me 16 korrik dhe do të vazhdoj deri me 21 korrik 2019, këtë vit organizon edicionin e 11-të me shfaqjen e filmave vendor dhe ndërkombëtar.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘PriFest’, në Prishtinë këtë vit do t’i ketë 8 juri, secila me nga 3 anëtarë, të cilët do t’i përcaktojnë fituesit e çmimeve në 5 programet garuese të filmit. Në progrmain kryesor, Mjaltë dhe Gjak / programi garues i Ballkanit, juria do të përbëhet nga Karin Dix (Gjermani), drejtoreshë e projektit Shooting Stars të European Film Promotion, Daniel Mulloy, regjisor filmi nga Britania e Madhe njëherit fitues i katër çmimeve BAFTA dhe Eponine Momenceau, xhiruese nga Franca, e njohur për punën e saj në “Dheepan”, që fitoi çmimin ‘Golden Palm’. Juria e programit garues evropian sivjet do të përbëhet nga Claudia Landsberger, producente me përvojë dhe anëtare e kahmotshme e komitetit përzgjedhës për programin garues të Berlinales, Armond Morina, aktor i mirënjohur kosovar dhe Vladimir Anastasov, producent i spikatur nga Maqedonia.
Po ashtu juria përfshinë edhe jurinë e studentëve, mediave, filmave dokumentarë dhe disa kategori të tjera.