Në kuadër të ‘Youth Artivists for Change’, Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘PriFest’, hap thirrjen për pjesëmarrje në trajnime për filmbërës dhe ndan çmim për post-produksion. Trajnimi do të mbahet nga data 17 deri më 20 korrik dhe ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ. Përmes trajnimeve të ndryshme, ekspertë të shumtë të kinematografisë ndërkombëtarë dhe vendore, filmbërësit e rijn do të inkurajohen për t`u avancuar më shumë në sferën e kinematografisë. ‘PriFest’ poashtu në kuadër të ‘Youth Artivists for Change’, do të ndaj një çmim prej 1.500 €, për shërbimet e post-produksionit për filma dokumentar (Documentary Postproduction Award), me tematikë promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ të cilët janë në fazën e postproduksionit. Për të marrë pjesë në këtë trajnim, të interesuarit mund të plotësojnë aplikacionin në vegzën: