Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo), nesër (22 janar), në DokuKino nga ora 19:00, prezanton dokumentarin “Udhëve të argjendarëve prizrenas”, të realizuar nga Rina Geci.
Dokumentari sjell gjashtë video-portrete të mjeshtërve filigranistë nga Prizreni, ku nëpërmjet rrëfimeve dhe shfaqjes së fotografive, dokumenteve dhe video-materialet nga arkivat personale, ndiqen rrugëtimet e argjendarëve protagonistë në profesionin e tyre.
Ky projekt u realizua në kuadër të platformës të #HeritageSpace qe implementohet nga CHwB Kosova dhe është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) në Kosovë dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverisë Suedeze.