Deklarata e Komandatit të Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli rreth incidenteve të 28 Nëntorit29.11.2011 15:30 postuar nga: arbona Përdorimi i dhunës kunder trupave të KFOR-it është i paparanueshëm.
Brenda kësaj kornize KFOR-i në mënyrë rutinore vendos pika kontrolli nëpër tërë Kosovën. Dje në pajtueshmëri me mandatin e vet KFOR-i ka ndërmarrë operacione për liri të lëvizjes në komunën e Zubin Potokut. Gjatë operacionit armë të vogla zjarri dhe mjete shpërthyese të improvizuara janë përdorur kundër ushtarëve të KFOR-it nga “elemente kriminale” të cilat kanë luajtur rolin e demonstruesve legjitimë. Si rezultat i kësaj ushtarët janë lënduar. KFOR-i iu është përgjigjur këtyre akteve kriminale me mjete jo-vdekjeprurëse (cisterna me ujë, plumba gome dhe gaz lotsjellës). Njerëzit të cilët i shkaktojnë dëm ushtarëve të KFOR-it nuk janë demonstrues paqësorë ose që punojnë për të ofruar zgjidhje të mira. Këto akte kriminale dhe çdo veprim i cili e kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurt është i papranueshëm. NATOja do të ndërmarrë masa të duhura për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Dua të theksoj se KFOR-i rezervon të drejtën për ta mbrojtur vetveten kundër të gjitha veprimeve agresive dhe ne vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të ligjshme dhe brenda mandatit tonë të ligjshëm.
Roli ynë është në përkrahje të EULEX-it dhe përpjekjeve të tij për të siguruar funksionimin e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën në të mirë të të gjithë qytetarëve. |
GalleryTo visit KFOR's official page click here To visit our YouTube channel click here |
