Intervistoi: Mirëditë Meha Bajrami
Audio Intervista me Uwe Nowitzki
Transkripta:
Pyetje: EULEX-i është bllokuar disa herë gjatë ditëve të fundit. Cfarë është qëndrimi i KFOR-it për këtë?
Përgjigje: KFOR-i i pranon protestat paqësore. Megjithatë vënia e bllokadave rrugore qartë është kundër çfarëdo ligji! Liria e lëvizjes është e nevojshme për EULEX-in që të mund ta përmbushë mandatin e vet.
Pyetje: Pse atëherë KFOR-i i bllokon njerëzit kur EULEX-i është i bllokuar ne veri?
Përgjigje: Është me rëndësi që të sigurohet ambienti i qetë dhe i sigurtë. Bllokada rrugore kundër EULEX-it është dashur të izolohet në mënyrë që të trajtohet në mënyrë të sigurtë. Trafiku u kthye ne funksion pas hapjes së rrugës për EULEX-in. Ne kërkojmë liri të pakushtëzuar të lëvizjes jo vetëm për KFOR-in por edhe për EULEX-in për të përmbushur misionin e vet ashtu siq kemi theksuar qartë disa herë në të kaluarën.
Pyetje: Por KFOR-i ka pranuar marrëveshjen ashtu siç Stevan Radovanovic u tha mediave të premtën, e cila thotë se vetëm tri automjete të EULEX-it lejohen të kalojnë të shoqëruara nga KFOR-i dhe të cilat nuk transportojnë zyrtarë doganorë nga Prishtina?
Përgjigje: Është e mahnitshme për ne se si menjëherë pas deklarimit për media të ndonjërit prej anëtarëve të komunave të Veriut të Kosovës, ajo deklaratë do të shtypet dhe publikohet pa ndonjë konfirmim nga një burim dytësor. Madje ajo është kopjuar nga mediat tjera gjithashtu.
Zonja dhe zotërinjë, NUK KA MARREVESHJE! Dhe asnjëherë nuk ka pasur të tillë në të kaluarën!
Përfaqësuesit e KFOR-it i u larguan nga bisedimet të premtën kur u kuptua se pjestarët e kuvendit komunal të Zveqanit vetëm kanë dashur të diskutonin orarin e lëvizjes së KFOR-it, përfshirë numrin e automjeteve të EULEX-it apo edhe afatin kohor brenda ditës. Kjo është e papranueshme! Mandati i KFOR-it është të sigurojë liri të pakushtëzuar të lëvizjes!
Prandaj, KFOR-i nuk ka negociuar, nuk e bën dhe nuk do të negociojë asgjë në lidhje me Lirinë e Lëvizjes.
Pyetje: Por ju duhet të kuptoni që njerëzit janë duke e bllokuar EULEX-in në Veri! A është e saktë që ata duket të jenë të shqetësuar që janë të obliguar të shkëmbejnë psh. tabelat e regjistrimit të veturave dhe dokumentet në të ardhmen?
Përgjigje: Në qoftë se është e vërtetë, kjo është befasi për ne. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një marrëveshje e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës në të cilën secili ka qasje dhe të mund të lexojë, psh. në web-faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë (lexoni këtu) ku citohet se “të gjithë pronarët e automjeteve me banim në Kosovë do të përdorin qoftë tabelat e regjistrimit RKS ose KS”! Ju vetëm duhet ta lexoni atë!
Atëherë pse do ta vënte Qeveria e Serbisë këtë marrëveshje në web-faqen e saj po të mos pajtoheshin në këto kushte? Kjo nënkupton se nuk ka arsye të bllokohet EULEX-i dhe përsëri liria e lëvizjes është e nevojshme jo vetëm për KFOR-in por edhe për EULEX-in, dhe Liria e Lëvizjes nuk është e negociueshme!
Une vetëm mund të përsëris:
KFOR-i nuk ka negociuar, nuk e bën dhe nuk do të negociojë asgjë në lidhje me Lirinë e Lëvizjes. As sot e as në të ardhmen.
To read the transcript of Interview in English language please click below.
më shumë...