Nesër më 2 mars, e shtunë në teatrin Dodona do të jepet premiera e shfaqjes me kukulla për fëmijë “Dashuri në fund të detit”, me regji të Valdet Ramës. Shfaqja flet për një pirat, i cili lundron i vetmuar në kërkim të një medalioni. Gjatë një stuhie, pirati shpëton një princeshë dhe i kërkon ndihmë për ta gjetur medalionin.
Shfaqja me kukulla do të filloj në ora 12, mirëpo ajo do të përsëritet menjëherë në ora 13 dhe ju dedikohet moshave mbi tre vjeç dhe zgjat 40 minuta. Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë Roza Berisha Fejzullahu dhe Avni Hoti.