Policia e Kosovës, përveç mbajtjes së rendit dhe sigurisë, ka ndërmarr edhe një sërë aktivitetesh dhe veprimesh aktive në teren për të asistuar edhe autoritetet e shëndetësisë, në aspektin e respektimit të masave dhe kufizimeve, sipas ligjeve të aplikueshme në funksion të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të mëtejmë të virusit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë shqiptuar 1.977 tiketa për mosrespektim të masave anti-kovid, në vend. Për mosrespektim të masave anti-kovid, qindra biznese po ashtu janë gjobitur, meqë kishin lejuar mbledhjen e shumë personave në hapësira të brendshme, gjë që ndikon në përhapjen e ‘Covid-19’.
Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për të mbajtur rendin dhe sigurinë si dhe për të kontribuuar në parandalimin e përhapjes së infektimeve duke zbatuar ligjin anti-kovid.