Policia e Kosovës është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike dhe një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës, është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve.
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, për Radio KFOR-in ofroi statistikat e aksidenteve fatale në trafikun rrugor, për periudhën kohore janar-korrik/2021: “Në muajt janar – korrik/2021, kanë ndodhur 56 aksidente fatale, me 65 persona të vdekur. Bazuar në statistikat e aksidenteve për periudhën kohore 2002-2021, rezulton se vetëm në muajin korrik të këtij viti, kanë ndodhur 9 aksidente fatale, me 9 persona të vdekur, që nënkupton se është prej muajve me më së paku aksidente dhe me persona të vdekur, për periudhën krahasuese, ku mesatarja për periudhën krahasuese për muajin korrik, është 14.5 të vdekur në muaj.”
Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, sepse për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjnë asnjë lëshim, por do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.