Policia e Kosovës po vazhdon të angazhohet në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve, duke ofruar asistencë me pajisje policore dhe duke koordinuar aktivitetet me agjenci tjera, në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.
Në një prononcim dhënë Radio KFOR-it, Policia e Kosovës bën thirrje që të mos ndizen zjarre dhe gjithashtu të raportohen raste të tilla: “Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve. Gjatë muajve maj, qershor dhe korrik janë raportuar 71 raste të zjarr vënies në vendin tonë.”
Para pak ditësh në vendin tonë ka pasur një numër shumë të lartë të vatrave të zjarrit, ku numëronim rreth 50 të tilla aktive, kurse tani Policia e Kosovës tregon se ky numër ka rënë dukshëm.