Nga data 26 deri më 28 korrik, Prishtina do të ngjyroset e tëra me art e kulturë, përmes edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar të grafiteve “Global Idols”, që do ta mbahet në Stacionin e trenit, në Dragodan të Prishtinës, duke filluar nga ora 23:59.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 120 artistë, të cilët kanë pushtuar botën me artin e tyre dhe ju artdashës do të keni rastin që të bëheni dëshmitarë të një ngjarjeje artistike shumë ngyrëshe, të krijuar nga artistët pjesmarrës. Prandaj, bëhuni gati prishtinas, për një përvojë mbreslënëse, kësaj radhe shumë më të madhe se që ka qenë viteve paraprake, me ç’rast qyteti do të duket shumë më bukur se çdo herë tjetër, me krijime të llojllojshme e shumëngjyrëshe të të talentuarve të këtij lloj arti.