Organizuar nga Fondacioni për edukim special dhe rehabilitim, sot (18.07.19), është duke u realizuar një takim i hapur për prindërit e fëmijëve që kanë vështirësi në të nxënë, me znj. Mimoza Dema.
Ky program realizohet në mbështjetje dhe mbikqyrje të vazhdueshme të ekspertëve nga Zvicra, si Paula de Leon diaz, Anne Condorelli dhe Amanda Davis.
Në këtë takim është duke u diskutuar për vështirësitë e fëmijëve në sjellje, në të folur, komunikim, shoqërim, terapi ABA, në vlerësim psikologjik të fëmijëve, vështirësitë në të nxënë, etj.
Qendra për rehabilitim dhe trajtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘FFSNE’, është institucion që ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, trajtim në baza ditore, terapi individuale, shërbime mbështetëse dhe fuqizim të fëmijëve me nevoja të veçanta.