Shef i Zyrës për Informim dhe Marrëdhenie me Publikun në Policinë e Kosovës, Major, Baki Kelani, në një prononcim pë Radio KFOR-in foli për detyrat konkrete të policisë, në lidhje me CoViD19: “Policia e Kosovës ka të hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur ‘Urdhri Operativ për Gatishmëri dhe Reagim për Koronavirusin- CoViD19. Të gjitha aktivitete dhe masat e deritanishme janë ndërmarr në koordinim të plotë me institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante komform edhe angazhimeve dhe detyrave që Policia e Kosovës i ka sipas planit për Gatishmëri dhe Reagim.
Policia e Kosovës tani është edhe me detyra konkrete në disa lokacione ku është marr vendim nga Qeveria e Kosovës, që të mos ketë lëvizje apo qarkullim jashta këtyre komunave. Flasim për komunën e Vitisë, Klinës dhe Malishevës dhe fshtatit Dumnicë e Poshtme dhe Dumnicë e Epërme të Podujevës. Policia e Kosovës po vazhdon në këto lokacione të realizojë detyrat dhe të jetë në zbatim të vendimit të qeverisë dhe njëkohësisht shftytëzojmë rastin që të apelopjmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto vendime spese është në interes të vet qytetarëve, në interes të shëndetit të tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve që qarkullojnë.”