‘Federata e Pingpongut të Kosovës’, ka njoftua se me datat 08 dhe 09 shtatorë do të filloj sezonin vjeshtor, me garat ekipore të ligës së juniorëve dhe superligën e Kosovës.
Të shtunën, me datën 8 shtatorë, pritet të filloj sezoni i dytë i ligës së juniorëve, kurse të dielën me datën 09 shtator, pritet të filloj sezoni vjeshtor, superliga e Kosovës.
Federata njoftoi se në xhiron e nëntë kanë dy superderbi, ndeshjen ndërmjet dy klubeve, ‘Elting Dardania’ kundër ‘Prishtinës’, që kanë nga dy humbje, por që ende shpresojnë në titullin e kampionit.
Po ashtu njoftohet se ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave dhe e kampionatit në përgjithësi, është ndeshja ndërmjet dy klubeve që kanë pësuar vetëm nga një humbje në sezonin pranveror, ‘Ahmet Hoxha’ kundër ‘Lidhjes së Prizrenit’.