Bota pas pandemisë së ‘COVID-19’, është subjekt i një kursi online pikture, me piktoren e njohur, Teuta Kelmendi. Për të qenë pjesë e këtij kursi online, gjithçka që ju duhet është: letër, laps, gomë, ngjyra akril apo temperë (mund të përdorni edhe teknikë tjetër) dhe dëshira për të pikturuar.
Së bashku me Teutën, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të mësojnë teknikat e pikturës dhe pas përfundimit të kursit, pikturat do të ekspozohen në platformat online të UN Women, së bashku me një përshkrim të shkurtër.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e këtij kursi, deri më sot, 26 maj, përmes kësaj vegze: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc6k2FDJCYOcqQlr3v1oWXLB4ux-Fc5TwrfqnCa_wLW2hsPVg/viewform .
Ky aktivitet interesant dhe krijues është i organizuar nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara Rinia Për Kosovën, i cili mbështet ndërtimin e paqes të KB.