Artisti tashmë i njohur dhe i vlerësuar ndërkombëtarisht, Besnik Xhemaili, pas pjesëmarrjeve të njëpasnjëshme në ngjarjet më të spikatura të artit, në botë, nga ku gjithnjë po rrëmben shpërblime të rëndësishme, së fundmi hapi ekspozitën e tij personale në Stamboll.
Në një bisedë me Bensikun, ai na tregoi se kjo ekspozitë është mirëpritur nga të gjithë të pranishmit, por për dëgjuesit e Radio KFOR-it, artisi na e dha edhe një lajm ekskluziv :
“Ekspozita është pritur shumë mirë nga artdashësit, ku e pranishme ishte edhe konsutllja e Kosovës Zana Berisha .Aty jam paraqitur me 40 piktura në teknikën e akuarelit si dhe 10 grafike në teknika të ndryshme. Por, sot dua ta ndaj me ju edhe një lajm shumë të rëndësishëm për mua dhe vendin tonë. Sapo më njoftuan që jam vlerësuar me vendin e parë, në Bali të Indonezisë”, shtoi me entuziazëm për Radio KFOR-in, artisti Xhemaili.
Radio KFOR-i i dëshiron edhe shumë suksese të tjera Besnikut në lëminë e pikturës, për të cilën ai punon me aq përkushtim.