Një ngjarje tjetër kulturore do të ndodh sonte, (13 korrik) në ora 19:00, në Soma Book Station, ku artisti Altin Krasniqi do të hap ekspozitën e tij personale me piktura.
Në këtë seri, piktori paraqet dëshmi të tranzicionit socio-ekonomik, të cilat si fasadë urbane rrëfejnë një shpresë të popullit për të filluar një jetë të re e më të mirë.
Ndërtimet, mbindërtimet, shtesat, ndërrimi i destinimit të objekteve mund të shihet si një identitet social që gjendet në transformimin konstant e që reflekton ambicje për të ardhmen e në të njëjtën kohë mbetje e “pasuksesshme” nga e kaluara.
Ju njoftojmë se të gjitha punimet e ekspozuara janë në shitje për art-dashësit.