Çdo vit, të enjten e tretë të muajit nëntor, pikërisht sot (18.11.21), festohet ‘Dita Botërore e Filozofisë’. Kjo ditë promovon një shkëmbim akademik të filozofisë, për zhvillimin e mendimit njerëzor. Fjala Filozofi, rrjedh nga fjalët greke, ‘philo’ që do të thotë dashuri dhe ‘sophos’ që do të thotë urtësi. Prandaj, të jesh filozof do të thotë të kërkosh urtësi, të aspirosh gjithmonë dhe të ndjekësh të vërtetën.
‘Dita Botërore e Filozofisë’, u themelua fillimisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), më 21 nëntor, të vitit 2002. Kjo ditë u caktua për të lavdëruar dhe universalizuar mësimet e filozofisë. Qëllimi ishte gjithashtu ngritja e një niveli të caktuar ndërgjegjësimi në botë, rreth rëndësisë së filozofisë.
Kryesisht në ditët e sotme, njerëzit janë të palumtur, sepse shkojnë pas gjërave që nuk mund t’i kontrollojnë apo se janë të papërgatitur për të jetuar në një botë, që nuk varet prej tyre dhe ata vuajnë, sepse krijojnë varësi ndaj gjërave që s’mund t’i kontrollojnë. Thënia e perandorit romak, mendimtarit dhe njëherit filozofit, Marcus Aurelius, e shkruar në vitin 167, të erës sonë, përdoret edhe në ditët e sotme, për të motivuar gjithsecilin dhe thotë: “Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo në ngjarjet që ndodhin përreth teje. Kuptoje këtë dhe do të gjesh forcë të përballosh çdo gjë”.
Në vazhdim mund të njiheni edhe me disa nga thënie që vazhdojnë të përdoren edhe në ditët e sotme, të shkruara nga babai i filozofisë, Plato:
– Ne mund ta falim lehtësisht një fëmijë që ka frikë nga errësira, mirëpo tragjedia e vërtetë e jetës është kur burrat kanë frikë nga drita.
– Të menduarit – është të folurit e shpirtit me vetveten.
– Nuk ka asgjë të keqe, të përsëritësh një veprim të mirë.
– E vërteta është fillimi i çdo të mire për perënditë dhe i çdo të mire për njeriun.
– Dituria pa drejtësi, duhet të quhet dinakëri e jo mençuri.
– Një enë boshe lëshon tingullin më të lartë, kështu që ata që kanë më pak zgjuarsi janë llafazanët më të mëdhenj.
– Nëse një njeri neglizhon arsimin, ai ecën i çalë deri në fund të jetës së tij.
– Librat i japin shpirt universit, krahë mendjes, fluturim imagjinatës dhe jetë çdo gjëje.
– Pesha e një njeriu matet me atë që ai njeri e bën në pushtet.
– Njerëzit e mençur flasin sepse kanë diçka për të thënë, budallenjtë sepse duhet të thonë diçka.
– Mos e stërvitni një fëmijë të mësojë me forcë ose ashpërsi, por drejtojini ata drejt asaj që i argëton mendjet e tyre, në mënyrë që të mund të zbuloni më mirë dhe me saktësi prirjen e veçantë të gjeniut të secilit.
– Një bibliotekë urtësie, është më e çmuar se çdo pasuri dhe të gjitha gjërat që janë të dëshirueshme dhe nuk mund të krahasohen me të. Prandaj, kushdo që pretendon se është i zellshëm për të vërtetën, për lumturinë, për mençurinë ose diturinë, duhet të bëhet një dashamirës i librave.
– Askush nuk është më i urryer, se ai që e thotë të vërtetën.