‘DokuFest’ në bashkëpunim më ‘Sbunker’, në kuadër të natës së filmit dhe dhurimit të librave kanë organizuar sonte (27.05.19), aktivitetin e radhës në kino Armata, duke filluar nga ora 19:00. Sonte do të shfaqet një dokumentar historik, me regji të Alison Millar që flet mbi konfliktin historik të Irandës së Veriut. Pas përfundimit të dokumentarit organizatorët do të dhurojnë libra dhe do të diskutojnë rreth këtij dokumentari.
Kjo seri e dokuementarëve dhe filmave është pjesë e projektit ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.