Përshtypja që njerëzit krijojnë nga takimi i parë është shumë i rëndësishëm, në fakt, është baza e të menduarit, gjykuarit e mbase edhe e të të paragjykuarit.
Se çfarë u bënë përshtypje në takimin e parë, disa dëgjues të Radio KFOR-it thonë:
-“Më bën përshtypje thjeshtësia, pasi kjo e tërheqë vëmendjen time”,
-“Kur e shoh një person, ajo që mund të më pëlqej më së shumi janë sytë”.
-“Gjëja e parë që shoh tek një njeri janë atletet”.
Shumë studime kanë treguar se vendimet apo opinione fillestare janë shumë të vështira për t’i ndryshuar. Madje janë disa cilësi për të cilat njerëzit thurin mendimin në pak sekonda, si në veshje, qëndrim e shumë cilësi të tjera.