Moderatorja Merita Gjoni, sot (25.04.19) ka mirëpritur këngëtarin Dren Gashi në kuadër të emisionit Macchiato Lounge. Dreni, i cili karrierën muzikore e ka filluar qysh si fëmijë, për dëgjuesit ka shpalosur rrugëtimin e tij muzikor si dhe ka krahasuar kohët kur ai ka filluar ta kultivoi pasionin e tij, muzikën.Kënga e parë e Drenit, ka qenë “Dreni-Supermeni”, këngë kjo që shpejt u shndërruar në hit për fëmijë:
“Me muzikë kam filluar të mirrem në moshën 5 vjeçare, me një zhanër krejt ndryshe nga ky tani, pasi “Dreni-Supermeni” i ka takuar zhnarit rap. Ajo kohë ishtë mjaft e mirë për muzikë, interneti nuk ekzistonte, mendoj që interneti sot në disa aspekte po ndikon negativisht te fëmijët, pasi që në atë kohë ka pasur cenzur dhe kontroll cilësor në çdo gjë, e pastaj janë plasuar në TV e Radio. E pikërisht për shkak të cilësisë që keni, unë kam zgjedhur të jem mysafir në Radio KFOR, radio të cilën e dëgjoj vazhdimisht për shkak të muzikës së përzgjedhur dhe cenzurës së detyruar.”
Dreni sot në studio ka qenë i shoqëruar edhe nga e dashura e tij Viola Sahatçiu, e cila njëherit ka qenë protagoniste edhe në videoklipin e këngës “E nxone hapin”, këngë kjo e cila e riktheu Drenin në muzikë në vitin 2017. E dashura e Drenit, Viola u shpreh gjatë emisionit se ajo do të mbështes Drenin në të gjitha aspektet e jetës. Kënga më e re e Drenit, titullohet “49er” dhe është lansuar para pak dite. Kjo këngë sipas Drenit sjell një realitet të hidhur që është actual në ditë e sotme, të atyre që janë të dhënë pas gjërave materiale më shumë se sa pas atyre që janë shpirtërore. Këngëtari Dren Gashi, i cili përgjatë karrierës së tj muzikore është shpërblyer me disa çmime, në fund të intervistës ka porositur dëgjuesit të dëgjojnë muzikë të përzgjedhur, cilësore:
“Unë besoj në thënien: ‘Tregom çfarë muzike dëgjon të tregoi se kush je’, kjo tregon çfarë intelekti ka një person, andaj u bëj thirrje të gjithë dëgjuesve të dëgjojnë sa më shumë muzikë me tekste që kanë kuptim”, tha Dreni dhe theksoi se së shpejti ai do të na sjell një këngë të re, mirëpo pa e theksuar datën.