Nën organizimin e Visar Sadikut, Psikolog Klinik, të shtunën (19 janar), mbahet trajnimi “Qasja ndaj të miturve përdorues të narkotikëve dhe teknikat e këshillimit”. Përmes këtij trajnimi synohet ngritja e potencialeve të studenteve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, psikologëve dhe profileve tjera relevante, për të ofruar këshillat bazë në momentet kur është e nevojshme të punohet me të rinjtë të cilët janë përdorues të substancave narkotike.
Trajnimi i lartpërmendur është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) dhe bart 6 pikë kredituese për pjesëmarrës pasiv dhe 9 pikë kredituese për pjesëmarrës aktiv.
Për të mësuar më shumë rreth trajnimit në fjalë, ju mund të kontaktoni këtë numër të telefonit: +383 49 457 807.