Çdo vit, më 21 Prill në Britani të Madhe festohet ‘Dita Kombëtare e Çajit’, për të shprehur dashurinë dhe simpatinë e madhe për çajin.
Përvjetori i pestë i kësaj ditë, këtë vit do të shënohet më ndryshe për shkak të pandemisë së njohur si ‘Covid 19’. Interneti do t’i bëjë bashkë përmes një ndeje virtuale të gjithë adhuruesit e çajit për shënimin simbolik të kësaj dite.
Përmes njoftimit që është lansuar online për shënimin e kësaj dite thuhet se kurrë më parë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani për ta vënë në pah fuqinë e çajit, në mbledhjen virtuale të njerëzve, me qëllim për të ndihmuar në luftimin e ndjenjave të izolimit dhe vetmisë dhe për t’u solidarizuar me njerëz nga mbarë bota.
Në të njëjtin njoftim, bëhet thirrje për të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen ndejës virtuale për shënimin e ‘Ditës Kombëtare të Çajit’, ndërsa agjendën e plotë të paraparë për shënimin e kësaj dite e gjeni në linkun: https://www.nationalteaday.co.uk/