Mbrotja e mjedisit, promovimi i bukurive natyrore të Kosovës, bashkëjetesa dhe toleranca fetare, të gjithë këto janë gërshetuar në ekspozitën e titulluar ‘Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore në Kosovë’, e cila është hapur nga dita e djeshme në Muzeun e Kosovës.
Zëdhënësi nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Leutrim Sahiti, ka treguar për Radio KFOR-in, që punimet për këtë ekspozitë vijnë nga fëmijët e SOS Fshatrave, shoqata “Autizmi” dhe nxënës të shkollave të shumta në Kosovë, të cilët përmes artit pasqyrojnë bukuritë e vendit dhe promovojnë mbrojtjen e tyre:
“Përveç mbrojtjes së mjedisit pasqyrohet edhe bashkëjetesa fetare që nënkupton tolerancë fetare në Kosovë duke ruajtur të gjitha objektete fetare, objektete e trashëgimisë kulturore dhe të gjtiha këto kanë për qëllim që individët të kenë kujdes të shtuar në ruajtjen e tyre , në kondensimin e tyre, pra të kemi edhe kujdes shoqëror dhe institucional më të madh për këto objekte, mirëpo të kemi edhe mbrojtje të mjedisit dhe vetëdijësim të qytetarëve. Në këtë aspekt ne vlerësojmë shumë iniciativat e tilla nga artistët, për asrye që po bëhet një punë e mirë e vetëdijësimit qytetarë përmes artit.”
Ekspozita ‘Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore në Kosovë’, vjen nga bashkëpunimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe fondacioni “Ibrahim Kodra” nga Zvicra, dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 2 gusht në Muzeun e Kosovës.