Piktorja Shkurte Ramushi ka hapur ekspozitën personale të titulluar ‘Paradisus Terra’. Kjo është ekspozita e katërt e piktores, e hapur dje (20.05.19) në ‘Bibliotekën Kombëtare të Kosovës’.
Në një bisedë për Radio KFOR-in, Shkurta tregoi për mesazhin që ajo e ka synim të përcjellë tek publiku përmes artit të saj: “Ekspozita personale, është e katërta me radhë. Titullohet “Paradisus Terra”, kam zgjedhur një gjuhë të vdekur që flitet për të ua kujtuar njerëzve që edhe planetin duhet ta ruajmë, sepse nëse vazhdojmë kështu do të shkatërrohet shumë shpejt. Në dy piktura kam përfshirë edhe qenien njerëzore “nënën”, që lidhet me tokën dhe “veten-duart e mija në natyrë“, tregoi më tej Shkurta. Piktorja Ramushi tha gjithashtu se frymëzimin e merr nga natyra, nga ekosistemet ku jetojmë çdo ditë dhe nga çdo cep i tokës, plantit tonë.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri me 26 maj të këtij viti, ndërsa kuratore është Gresë Maliqi.