Sot (10 shtator), nga ora 09:30-13:00, në hapësirat e “House of Europe”, në Prishtinë, “Roma Veristas Kosova” ka mbajtur konferencën përmbyllëse me temën “Prezantimi i të arriturave të programit RV Kosova për periudhën Shtator 2017 – Gusht 2019”.
Përmes kësaj konference përkrahen studentët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në arsimin universitar.
Qëllimi kryesor i “Roma Veristas Kosova” është rritja e nivelit të mbajtjes dhe kapaciteteve akademike të studentëve të universiteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Kjo konferencë është mbështetur nga Fondi për Edukimin e Romëve, me seli në Budapest.