Sot, në “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut” dhe në kuadër të mbarimit të fushatës së “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGj) nënshkruan Deklaratën e Përbashkët me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku synohet angazhimi dhe koordinimi i akterëve për luftimin e dhunës ndaj grave, dhunës me bazë gjinore dhe stereotipeve gjinore.
Deklarata në fjalë, u mbështet edhe nga U. D. e Presidentes së Kosovës dhe njëherit Kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ndër të tjera tha: “Fatkeqësisht, seksizmi është i pranishëm në shumë sektorë shoqërorë, duke përfshirë edhe mediat. Kjo dukuri përforcohet nga stereotipet gjinore që i afektojnë gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, por gjithashtu shndërrohet në pengesë për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave. Duke respektuar maksimalisht punën profesionale, pavarësinë editoriale dhe lirinë e shprehjes, i ftoj të gjitha mediat të bëhen nënshkruese të deklaratës së përbashkët për eliminimin e seksizmit dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes në media.”
Deklarata e cila do të jetë e hapur për nënshkrim nga të gjitha mediat, gjendet në këtë adresë elektronike: http://kgscenter.net/…/nenshkruhet-deklarata-e…/