Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv si dhe janë shtuar 11 raste të reja, me këtë virus.
Se po shihet një përmirësim i dukshëm e thotë edhe drejtoresha e Spitalit në Vushtrri, Dr. Shefkije Shatri, Interniste Pulmologe: “Duket se dritën në fund të tunelit po e arrijmë, meqë numri i të infektuarve dita ditës po bie dhe shpresojmë që së shpejti t’i kthehemi normalitetit. E që ta shohim edhe fundin e COVID-19, ju lutem vaksinohuni!”
Nga ana tjetër është edhe Ministria e Shëndetësisë e cila u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova: në https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit”, që gjendet në faqen e parë tek eKosova.