Organizata virtuale rinore “Bursisti”, ka shpallur konkurs për zgjedhjen e ambasadorëve të shkollave të mesme publike në Kosovë.
Për të ditur më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i kontaktoi drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Zhvillim të Karrierës, Sovran Berisha: “Jemi organizatë jo qeveritare dhe u shërbejmë nxënësve që të përgatiten më tepër për tregun e punës. Ne e kemi filluar aktivitetin e fundit, që është përcaktimi i ambasadorëve nëpër secilën shkollë të mesme të lartë në Kosovë, të cilët do të jenë anëtarë të organizatës rinore “Bursisti”, duke qenë zëri i të rinjve. Qëllimi i “Bursistit”, është që t’i mbledhë të gjithë të rinjtë për të ditur nevojat e tyre për arsim, për punësim, preferencat e tyre për studim si dhe për nevojat për pajisje me mjete apo pajisje të punës. Ne po mundohemi që të nxjerrim oferta sa më të mira për të rinjtë për regjistrim në fakultete, qendra trajnuese, për kurse të ndryshme, ashtu që të rinjve t’iu lehtësohet qasja në sistem të arsimit me kosto më të ulët, por edhe të dëgjohen nevojat e tyre nga institucionet e arsimit.”
Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë deri më 14 mars, përmes kësaj adrese elektronike: