Përfaqësuesja ‘A’, e Femrave në Basketboll, për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse e Kampionatit Evropian të Vendeve në Zhvillim, që sivjet organizohet në Qipro. Për të kuptuar më shumë rreth këtij organizimi, Radio KFOR-i ka intervistuar Përzgjedhësin e Përfaqësueses ‘A’, të Femrave në Basketboll, Fidan Shatri, i cili tha: “Këtë vit Qipro, është organizator i Kampionatit Evropian të Vendeve në Zhvillim, ku Kosova merr pjesë për herë të parë në këtë nivel garash dhe mendoj që është nder me e përfaqësu Kosovën, për herë të parë. Ne do të udhëtojmë me datën 18 korrik, ndërsa ndeshja e parë zhvillohet me datën 20 korrik, nga ora 19:00 kundër Qipros.”
Kampionati Evropian i Vendeve në Zhvillim mbahet nën patronimin e FIBA dhe do të mbahet nga data 20 deri më 26 korrik, atëherë kur do të zhvillohet edhe ndeshja finale. Pjesëmarrës janë 8 vende të ndara, në dy grupe.