Rëndësia e të pasurit dhe zhvilluar hobin tuaj, është rol kyç për të pasur pozitivitet. “Të kesh një hobi, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluar kohën tuaj të lirë dhe për t’u çlodhur nga rutina juaj e përditshme – pavarësisht nëse është të mësoni një aftësi të re, të bëni diçka jashtë, të lexoni ose të bëni diçka muzikore ose artistike”, kështu tha për Radio KFOR-in edhe Psikologe për fëmijë dhe Terapeute për Zhvillim, Mirjeta Pestisha, ndërsa shton se cilët hobi duhet të kultivohen që në fëmijëri: “Disa nga hobit, të cilët fëmijët i praktikojnë gjatë stinës së verës janë: çiklizmi, takimi me shokët dhe të luajnë në sheshin e lojërave lokale, të luajturit fshehurazi, të dalin për hiking me prindërit e tyre, të bëjnë akullore, mbjellja e luleve dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Kalimi i kohës në një aktivitet që ju pëlqen, po ashtu mund të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore. Hulumtimet tregojnë se njerëzit me hobi, kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga stresi, humori i ulët dhe depresioni. Aktivitetet që ju tërheqin dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni më të lumtur dhe më të relaksuar. Aktivitetet në grup si sportet ekipore mund të përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese dhe marrëdhëniet me të tjerët.”
Znj. Pestisha, tha gjithashtu se një hobi ofron mënyrën më të mirë për t’u çlodhur nga rutina e përditshme si dhe për t’u larguar nga situatat stresuese. Në vend që të kaloni kohën kot, një hobi që ju pëlqen, do t’ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur, më të relaksuar dhe më të pajisur për të përballuar stresuesit e shumtë të jetës. Hobi gjithashtu mundëson lirimin e dopaminës, i cili njihet si hormoni i lumturisë, duke ju mbajtur më të frymëzuar, më kreativ dhe më të gatshëm për një ditë të re.