‘Open Data Kosovo’ ka organizuar për herë të parë në Prishtinë ngjarjen më të madhe në botë, me fokus në krijimin e lojërave teknologjike. Duke filluar nga data 25 deri me 27 Janar 2019, të rinjtë të fushës së teknologjisë do të mblidhen për të bashkëpunuar dhe për të ndarë idetë dhe ekspertizën e tyre në krijimin e gjërave të reja teknologjike.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj për tu regjistruar në këtë aktivitet regjistrohuni përmes linkut : goo.gl/mh6r9j. Pjesmarrësve do tu sigurohen pijet dhe ushqimi, ndërkaq nëse planifikoni të kaloni natën duke punuar në krijimin e lojërave, mund ta kaloni natën edhe në ambientet e organizatës ‘Open Data Kosovo’.