Edhe pse janë anuluar pothuajse të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore në vend, si pasojë e Virusit Covid-19, Festivali i animacionit “Anibar”, do të realizojë edicionin e 11-të të tij, i cili do të mbahet në Pejë, nga data 17 deri më 23 gusht.
Organizatori i këtij festivali, Vullnet Sanaja për Radio KFOR-in dha më shumë hollësi sa i përket përmbajtjes së festivalit përkatës :
“Në deklaratën e temës së këtij edicioni të festivalit kemi thënë që këtë edicion do t’ua dedikojmë të gjithë atyre që shërojnë, japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë”.
Festivali trajton temën “Njerëzit” dhe Logoja e tij është inspiruar nga filmi “Batman”