Sonte (15.08.19) në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, me fillim nga ora 21:00, do të shfaqet filmi “Star Wars – The Last Jedi”.
Menaxheri i projektit, Arbër Lleshi ka treguar për Radio KFOR-in se shfaqja e këtij filmi vjen në kuadër të javës së parë të filmave të programit “American Space Film Week”:
“Në kuadër të programit dy-javor me ‘Ambasadën Amerikane’ në Prishtinë, sonte ne Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë shfaqet filmi “Star Wars – The Last Jedi” i cili vazhdon sagën e filmave të mirënjohur ‘Star Wars’ për të gjithë adhuruesit e zhanrit fanta-shkencë. Filmi fillon në ora 21:00 dhe hyrja është pa pagesë. “Star Wars – The Last Jedi” vazhdon tregimin mbi Luke Skywalker dhe nxënësin e tij Rey në luftën mes “Resistance” dhe “First Order”, në një prej serive më të vlerësuara nga kritikët. Ky film përfundon programin për këtë javë, ndërsa javën tjetër, përkatësisht në ditën e martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte, shfaqen edhe 4 filma të tjerë në kuadër të programit “American Space Film Week”, tha Arbër Lleshi.
Filmat e programit “American Space Film Week” do të shfaqen deri më datë 23 gusht.