Nesër (09.07.19), Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë do të shfaq filmin ‘Point of No Return’. Menaxheri i projektit në fjalë, Arbër Lleshi, në një prononcim për Radio KFOR-in tregoi historinë inspiruese që sjell ky film:
“Është një film dokumentar i cili është një histori tepër, tepër interesante dhe jemi shumë të lumtur që po e shfaqim këtë film. Tematika ka të bëjë me dy pilotë të cilët fluturojnë me një aeroplan jo të zakonshëm, por me një aeroplan solar me të cilin tentojnë që të flutojnë rreth botës. Ata nuk kanë as karburant dhe ndodhen sipër një oqeani të madh. Është një histori inspiruese dhe ne në Parkun Kulturor “ Ali Podrimja” po dëshirojmë të sjellim ndjenja, emocione edhe t’i përfshijmë të gjithë qytetarët . Ne po dëshirojmë që përmes këtij filmi të përcjellim ndjenjën e mos-dorëzimit drejt një caku, përcaktimit të një ideali dhe vazhdimit të punës qe me arritë përmes punës atë ideal. ”
Filmi shfaqet nga ora 21:00 dhe ka kohëzgjatje prej 1 orë e 34 minutash ndërsa, hyrja është pa pagesë.