Me regji të Melihate Qenës, në teatrin ‘Dodona’ në Prishtinë, do të prezantohet me 1 shkurt nga ora 12:00, shfaqja me kukulla për fëmijë ‘Pantollat e Kangusë’. Kjo shfaqje është e përshtatshme për fëmijët mbi moshën 6 vjeçare, ndërsa mesazhi edukativ i shfaqjes zhvillohet në atë mënyrë që të gjithë fëmijët të kuptojnë që nuk duhet ta ngacmojnë askënd dhe të gjithë duhet ta pranojnë njëri-tjetrin ashtu si janë.
Ky projekt mbështetet nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institut si dhe nga Komuna e Prishtinës.
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00, të shtunën prej orës 09:00 deri 11:00.