Hapa të mëdhenj përpara po hidhen çdo ditë nga shkenca dhe teknologjia, duke revolucionarizuar shumë sfera të studimit dhe duke ndryshuar shumë aspektet të jetës sonë. Mes shumë publikimeve të reja shkencore, më poshtë gjeni disa prej zbulimeve më interesante:
Arkitektura e frymëzuar nga natyra mund të hapë rrugën për struktura më të forta dhe më të lehta: Studiuesit nga Harvardi, po përdorin skeletet prej xhami të sfungjerëve detarë si frymëzim për brezin e ardhshëm të ndërtesave, urave dhe anijeve kozmike që do të jenë më të lehta por më të forta dhe më të mëdha. Në një artikull të botuar në revistën “Natyre Materials”, ata treguan se struktura skeletore katrore e përforcuar në mënyrë diagonale e ‘Euplectella aspergillum’, një sfungjer detar i ujërave të thella, ka një raport më të qëndrueshëm forcë-peshë, sesa modelet tradicionale.
Maskat e reja me shtresa anti-virale, për të luftuar ‘CoVid -19’: Në pandemi, njerëzit mbajnë maska për të respektuar dhe mbrojtur të tjerët – jo thjesht për të mbrojtur veten e tyre, thotë një ekip i studiuesve të Universitetit Northwestern. Duke pasur këtë në mendje, studiuesit zhvilluan një koncept i cili mori mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, për modifikimin e pëlhurave të maskave me kimikate anti-virale që mund të pastrojnë frymëmarrjen duke eleminuar virusin.
Një mjet novator për analizimin gjenetik të organoideve njerëzore: Laboratori “Knoblich” në Institutin e Teknologjisë Biomolekulare të Europës, ka zhvilluar një teknikë novatore, që u lejon qindra gjeneve të analizohen paralelisht në indet njerëzore. Ata e quajtën teknologjinë e re CRISPR-LICHT dhe botuan gjetjet e tyre në revistën “Science”. Qindra mutacione tani mund të analizohen për rolin e tyre në trurin e njeriut, duke përdorur CRISPR-LICHT.