Si të vishemi në kohë pandemie? Për disenjatorët e modës, kjo pyetje mori një kthesë të re në këtë sezon! Ndikimi i përvojave tona të karantinimit, mbylljes dhe distancimit social, po riformësojnë nevojat dhe dëshirat tona. Me një pjesë të botës që po hynë në një karantinë të dytë, kjo çështje duket se do të jetë me ne edhe për ca kohë.
Atëherë shtrohet pyetja, si të vishemi? Përgjigja është: diçka komode dhe që na bënë të ndihemi mirë apo rroba të rehatshme! Në fillim të pandemisë ekzistonte një tendencë për t’i zbehur gjërat sepse ishim në një moment me të vërtetë serioz, por në mënyrë që të shpëtojmë mendjen tonë, duhet të kujtojmë se veshja me kënaqësi dhe gëzim është ajo që me të vërtetë do të na ngrejë shpirtrat dhe do të na japë motivim për të kaluar edhe këtë moment.
Pra, në këtë fund vit trendi i modës ka kaluar nga veshja për t’u dukur mirë, në veshje për t’u ndjerë mirë.