Nesër (15 mars), në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, mbahet Panairi i Punës i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale , Agjencinë e Punësimit të Kosovës , Komunën e Gjakovës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Për punëkërkuesit ‘Panairi i Punës’, është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë dhe informata për trajnime e aftësime profesionale. Gjatë panairit kompanitë apo organizatat e ndryshme, do të mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë. Për informata shtesë lidhur me këtë panair, ju mund të regjistrohuni në këtë adresë: https://bit.ly/2SR4eyj.