Sonte me fillim nga ora 20:00 në Kino ARMATA në Prishtinë do të shfaqet filmi ‘Our Hospitality’.
Veçantia për të parë këtë film, qëndon në faktin se ‘Our Hospitality’ është njëri prej filmave kryesor të vitit 1923 që erdhi nga regjisorët Buster Keaton dhe John G. Blystone.
‘Our Hospitality’ do të ju rikthejë vite prapa sadopak, juve që megjithatë i përkisni një gjenerate që ka parë një film pa zë, ndërsa për moshat e reja do jetë eksperiencë e veçantë të kuptoj artin e papërsëritshëm të vitit 1923, përmes filmit që ishte kryefjala e këtij viti.
Kohëzgjatja e filmit është 87 min dhe Keaton luan rolin e Willie McKay në filmin i cili ishte inovativ në periudhën pa zë për integrimin e komedisë ‘slapstick’ me naracion në vend të prezantimit të thjeshtë të copëzave zbavitëse për shikues.