Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon nesër (26.06.19), një takim informativ për punësim, që fillon në ora 10:30 dhe përfundon në 12:30, në Qendrën e Kulturës në Plemetinë.
Nëse jeni duke kërkuar punë apo praktikë profesionale me pagesë, dëshironi të mësoni më shumë rreth projekteve që gjenerojnë të ardhura dhe të përmirësoni aftësitë tuaja përmes programeve të trajnimeve profesionale, ky takim është për ju.
Siç njoftojnë organizatorët, në këtë takim informativ për punësim, ndërmarrje dhe organizata të ndryshme do të prezantojnë mundësitë e tyre për punësim dhe programet e tyre që do të jenë në dispozicionin tuaj.