Misioni i OSBE-së në Kosovë fton të rinjtë e moshave nga 18 deri 29 vjeç, që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në garën për video apo fotografitë më të mira krijuese, që mund të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtje nga pandemia CoViD-19. Për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, të interesuarit mund të shfaqin kreativitetin dhe të ngritin vetëdijen, duke bërë foto ose video të shkurtra krijuese, jo më të gjata se një minutë secila, në anglisht ose në ndonjë nga gjuhët e folura në Kosovë.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është data 23 nëntor, deri në orën 17:00. Të interesuarit punimet mund t’i dërgojnë në e-mail adresën: mahir.shehu@osce.org. Tri vendet e para do të fitojnë telefona të mençur iPhone.
Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, të interesuarit mund të vizitojnë këtë vegzë: osce.org/files/f/documents/8/9/470379_0.pdf