Në objektin e portalit të lajmeve KosovaLive, do të mbahet një punëtori që në fokus do të ketë qëndrueshmërinë mentale. Kjo punëtori do të udhëhiqet nga Gavin Rees, Dart Centre dhe psikologu Visar Sadiku, ndërsa do të mbahet me datat 22 dhe 23 tetor, nga ora 09:30 deri në ora 19:00.
Disa nga temat që do të trajtohen në këtë punëtori dy ditore, do të jenë: ‘Pse duhet gazetarët të inkuadrojnë vetëdijesimin ndaj traumës në punën e tyre’, ‘Reagimet traumatike’, ‘Hapa praktik për të rritur qëndrueshmërinë dhe aftësinë ripërtëritëse pas sfidave’, ‘Çfarë mund të bëjnë gazetarët që t’i mbështesin kolegët e tyre?’, etj.
Punëtoria në fjalë do të mbahet në gjuhët shqipe dhe angleze si dhe do të ketë përkthim edhe në gjuhën serbe.