Në Prishtinë me datat 4, 5 dhe 6 korrik të këtij viti organizohet ‘Festivali i Arkitekturës’. Ky festival do të mbahet çdo mbrëmje në ‘Kino Armata’, duke filluar nga ora 20:00 dhe organizohet nga ‘Fondacioni Arkitekturor i Kosovës’, në bashkëpunim me ‘Future Architecture Platform’.
Oganizatorët kanë paraparë të sjellin ekspertë të arkitekturës nga e gjithë bota, të cilët do të ligjërojnë mbi arkitekturën dhe do të mbahen puntori të ndryshme mbi këtë fushë. Festivali i Arkitekturës është një ngjarje vjetore dhe objektivi i saj kryesor është të paraqesë tek komuniteti i arkitekturës vendore dhe publiku i gjerë, teoritë dhe metodologjitë bashkëkohore globale në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban.